Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar edhe dy gjoba tjera ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, në vlerë totale prej 6 mijë euro. Të dy gjobat i janë shqiptuar pas ankesave që ka dorëzuar Lidhja Demokratike e Kosovës. Gjoba e parë në vlerë prej 4 mijë e 500 euro, VV i është shqiptuar shkaku i një baneri të kandidatit për deputet Halil Thaçi, që është vendosur në ndërtesën kolektive në Obiliq, që është pronë komunale, e pa lejen e Komunës. “Paneli pas shikimit të shkresave të lëndës dhe përgjigjes në ankesë të paraqitur nga subjekti politik LVV, vlerësoj se pretendimet e Subjektit Politik LDK, janë të qëndrueshme dhe si të tilla i aprovoj për faktin se veprimet e përshkruara në ankesë paraqesin shkelje nga ana e Subjektit Politik LVV gjegjësisht e kandidatit për deputet nga ky subjekt politik ka vendosur banerë/ posterëve në ndërtesë kolektive-publike”, theksohet në vendim. Gjoba tjetër në vlerë prej 1 mijë e 500 euro, Lëvizjes Vetëvendosje i është shqiptuar për shpërndarjen e disa njoftimeve për një tubim në Prishtinë. Saktësisht, vendosjen e posterëve në shtyllë dhe trafo elektrike ku u bënte thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në tubimin në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë.
Kontrolloni gjithashtu
Rikthimi i kryetarit Trumpit në pushtet, po ngjall debate mbi qasjen e administratës së tij ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës në veçanti
Rikthimi i Donald Trumpit në pushtet, po ngjall diskutime mbi qasjen e administratës së tij …