Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i refuzon ankesat e AAK-së për Burimin

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i refuzon ankesat e AAK-së për Burimin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kishte adresuar 14 ankesa rreth rivotimi në Burim, por këto nuk janë marrë parasysh dhe janë rrëzuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Kështu bëhet e ditur në vendimin PZAP-it  të publikuar sot, me ç’rast radhit disa arsyetime për pretendimet e AAK-së. “Hedhet si e pa lejuar ankesa e subjektit politik AAK me seli në Prishtinë, dega në Istog, paraqitur kundër subjektit politike LDK me seli në Prishtinë, dega në Istog, për shkak të mungesës së votave për rivotim”, thuhet në njoftimin e PZAP. Ndërkohë bëhet e ditur se kërkesat për rinumërim dhe rivotim në disa vendvotime, janë të paarsyetuara dhe si të tilla janë hedhur poshtë. Ndryshe, rivotimi i 17 dhjetorit në Istog ishte jo i zakonshëm pasi KQZ shpalli po atë ditë fituese AAK-në, por të nesërmen pranoi se kishte gabuar dhe fitues e shpalli LDK-në, duke bërë që të ngriten dyshim për keqpërdorime.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …