Ministri i Jashtëm i Italisë, Paolo Gentiloni, gjatë qëndrimit në Tiranë së bashku me ministrin e Jashtëm serb, Daçiq, ka deklaruar se të gjitha vendet janë të rrezikuara nga radikalizimi. I pyetur për shkrimin e “Corriere della Sera”, Gentiloni tha se asnjë vend nuk ndihet imun ndaj terrorizmit, dhe duhet një përgjigje e përbashkët. “Është një realitet për të cilin asnjë vend nuk ndihet imun, është shumë e rëndësishme të kemi një përgjigje të përbashkët, që të përfshijë strukturat tona të inteligjencës e sigurisë në mënyrë të përbashkët. Jam në një vend ku jetojnë shtetas të feve të ndryshme, që ka një angazhim të rëndësishëm në luftën kundër radikalizimit, dhe që përbën një faktor stabiliteti të rëndësishëm në rajon. Sigurisht që jemi të shqetësuar ndaj këtyre fenomeneve dhe përpiqemi të bashkëpunojmë në nivel qeveritar mes vendeve tona”, tha Gjentiloni.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …