Papa Françeko dhe patriarku rus Kiril takohen në Havanë

Pjesëmarrja e Rusisë në luftën e Sirisë si dhe pretendimet për të forcuar bashkëpunimin gjithëkrishterë kudo në botë, ka bërë që Papa Françesku i Vatikanit dhe patriarku, Kiril i kishës Ortodokse ruse të takohen në Havanë të Kubës. Ky është takimi i parë qysh prej vitit 1054 kur ndodhi shkizma e madhe në botën e krishterë, e cila rezultoi me ndarjen e Perandorisë së Bizantit por edhe me ndarjen e Krishterimit.  Takimi i dy krerëve më të lartë të krishterimit bëhet në kohën kur Rusia po e gjunjëzon Sirinë me përkrahjen e Iranit dhe disa shteteve islame e arabe. Unifikimi i krishterëve po ndodh në kohën kur shtetet arabe dhe islame janë më të përçarë se kurrë më parë dhe lufta kundër myslimanëve po zhvillohet si luftë kundër ISIS-it dhe kundër, sikur thuhet, islamit terrorist e radikal. Gjatë takimit Papa dhe Kiril do të nënshkruajnë deklaratën e përbashkët kundër ndjekjes së krishterëve në Lindjen e Afërme, bën të ditur Agjencia Hina.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, u prit ngrohtësisht gjatë vizitës së tij, në Shtutgart të Gjermanisë

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, u prit ngrohtësisht nga diaspora …