Papa Françesku arriti sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut, në vizitën e parë në këtë shtet të një drejtues të kishës katolike ku do të drejtojë një meshë në përkujtim të Nënë Terezës, humaniste e njohur botërore dhe fituese çmimit Nobel, e lindur në Shkup. Gjatë qëndrimit njëditor në Maqedoninë e Veriut do të takohet me kryetarin në largim, Gjorgje Ivanov dhe kryeministrin Zoran Zaev, i cili vizitën e Papës në Shkup, e ka vlerësuar si historike dhe që mbart mesazhin e pajtimit dhe solidaritetit. Zyra e shtypit të Selisë së Shenjtë në Vatikan ka bërë të ditur se Papa do të takohet edhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të trupit diplomatik, si dhe me udhëheqës fetarë e njerëz të varfër. Meshën e cila do të drejtohet nga kreu i Kishës Katolike Romake, sipas autoriteteve pritet ta ndjekim rreth 15 mijë besimtarë në sheshin kryesor të Shkupit, jo vetëm nga Maqedonia e Veriut, por edhe vende tjera që janë akredituar për të marrë pjesë në këtë aktivitetet.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …