Papa Françesku i ka bërë thirrje shteteve anekënd botës që të mos përdorin lëndë djegëse të papërpunuara dhe të kujdesën më shumë për ruajtjen e mjedisit. Gjatë samitit që po mbahet në Dubai, ku për shkak të gjendjes shëndetësore ai nuk mundi të jetë i pranishëm fizikisht, gjatë adresimit nga distanca ai kërkoi që t’iu falen borxhet vendeve të varfra, të goditura prej ndryshimeve klimatike. Pjesëmarrësit në takim ndan shqetësimin e përbashkët që tanimë ambienti është dëmtuar teje mase nga shfrytëzimi tepër i madh i resurseve të tokës dhe dëmtimin e saj. Liderët pjesëmarrës në këtë samit kanë thënë se duhet ta përdorin këtë takim të nivelit më të lart për të vendosur për të ardhmen e thëngjillit, naftës dhe gazit, burimeve kryesore që nxitin ngrohjen e planetit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …