leoni

Papa Françesku ka bërë thirrje që të ndalet kriza në Ukrainë

Papa Françesku ka bërë thirrje që të ndalet kriza në Ukrainë dhe ka shtuar që bisedimet politike të përqendrohen në vëllazërinë njerëzore në vend të interesave partiake. “Po ndjek me shqetësim rritjen e tensioneve që kërcënojnë të shkaktojnë një goditje të re të paqes në Ukrainë dhe të vënë në pikëpyetje sigurinë në Evropë, që mund të ketë edhe pasoja më të gjera”, është cituar të ketë deklaruar Papa Françesku gjatë ditës së sotme. Ai ka bërë thirrje për një ditë ndërkombëtare “të lutjeve për paqe” më 26 janar, që të ndalet kriza në Ukrainë. Vatikani nuk dha ndonjë detaj se si Papa do ta shënojë ditën ndërkombëtare për lutje për paqe për Ukrainën.

Kontrolloni gjithashtu

Veton Berisha

Veton Berisha ofron mbështetje për Kurtin, por kërkon përgjegjësi dhe implementim të programit

Deputeti i zgjedhur nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, ka deklaruar se është i gatshëm të …