Papa Françesku ka deklaruar se do jetë i hapur të bekojë lidhjen e personave të gjinisë së njëjtë në Kishën Katolike (!)

Kreu i Vatikanit, Papa Françesku ka deklaruar se do jetë i hapur që të bekojë lidhjen e personave të gjinisë së njëjtë në Kishën Katolike. Duke iu përgjigjur një grupi kardinalësh, që e kanë pyetur për ta sqaruar këtë çështje, ai ka thënë se çdo kërkesë për bekim, duhet të trajtohet me “mirësi pastorale”. “Ne nuk mund të jemi gjyqtarë që vetëm mohojmë, kundërshtojmë dhe përjashtojmë”, ka thënë ai. Megjithatë, Papa tha se Kisha ende e konsiderohen marrëdhënien mes personave të gjinisë së njëjtë si “mëkat” dhe ende nuk e njeh martesën mes këtyre personave. Kjo ka qenë një prej shumë kërkesave që i janë drejtuar Papës në një takim me pjesëmarrës nga e gjitha bota, për të diskutuar të ardhmen e Kishës. Në Kishën Katolike, bekimi është lutje që bën një zyrtar i kishës, i cili i lutet Zotit që ta shohë me mirësi atë person, apo personat që bekohen. Peshkopët në disa shtete, përfshirë Belgjikën dhe Gjermaninë, kanë nisur t’iu lejojnë priftërinjve që t’i bekojnë çiftet e personave me gjini të njëjtë, mirëpo pozicioni zyrtar i Kishës mbetet i paqartë. (REL)

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …