Papa Françesku i ka quajtur abuzimet seksuale të fëmijëve nga ana e klerikëve katolikë “monstruoze” në parathënien e librit të një zvicerani të publikuar të mërkurën, duke u obliguar për veprim kundër kryerësve dhe peshkopëve. Libri me titull “ At, të fali: i keqpërdorur, por jo edhe i thyer”, ka shkruar autori zviceran Daniel Pittet, 58 vjeçar të cilin kleriku e ka përdhunuar për herë të parë kur i kishte vetëm tetë vjet. Papa Françesko, i cili shpesh ka përsëritur premtimin për zero tolerancë ndaj abuzimeve, e të cilin e kanë kritikuar viktimat të cilët konsiderojnë se Vatikani duhet të bëjë shumë më tepër për këtë çështje, në parathëniet të librit e ka quajtur abuzimin seksual “monstruozitet absolut, mëkat të tmerrshëm i cili është në kontradiktë me gjithë çfarë mëson Kisha”. Do të kundërshtojmë me masat më të forta ndaj këtyre klerikëve të cilët e kanë tradhtuar misionin e vet. Kjo i referohet edhe ndaj peshkopëve dhe kardinalëve të cilët i kanë mbrojtur ata, e që gjatë historisë shpesh ka ndodhur”, ka theksuar Papa.
Kontrolloni gjithashtu
Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale
Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …