Papa Françesku ka shenjtëruar në Vatikan Nënë Terezën, e respektuar për punën e saj me të varfrit në Indi. Disa mijëra pelegrinë kanë mbushur Sheshin e Shën Pjetrit për të përcjellur meshën e kanonizimit. Në Indi, një meshë e posaçme është mbajtur në Urdhrin e Misionarëve të Bamirësisë, që ajo e themeloi në Kalkutë. Mbi 1.500 njerëz të pa strehë gjithandej Italisë, janë sjellë në Romë me autobusë dhe u janë ofruar ulëset e nderit në ceremoni – dhe pastaj ju është dhënë drekë nga 250 murgesha dhe priftërinj të Urdhrit të Motrave të Bamirësisë Qindra mijëra pelegrinë u mblodhën në Romë për të parë kanonizimin e Nënës Terezë, murgeshës që tërë jetën e saj ia përkushtoi ndihmës për të varfrit në Indi. Mesha e kanonizimit, u udhëhoq nga Papa Françesku, në mëngjesin e 4 shtatorit në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Një numër i peshkopëve nga Shqipëria, dhe nga India kanë marrë pjesë, sikundër edhe liderë shtetërorë, njofton rrjeti televiziv CNN.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …