Kreu i Vatikanit, Papa Françesku ka kritikuar fuqitë Perëndimore se po bëjnë përpjekje të eksportojnë llojin e tyre të demokracisë në vende si Iraku dhe Libia, pa respektuar kulturat vendore politike. Në një intervistë për gazetën katolike franceze “La Croix”, ai ka theksuar se Evropa duhet t’i integrojë më mirë emigrantët, ndërkohë që ka lavdëruar zgjedhjen e kryebashkiakut të ri mysliman të Londrës si një shembull që ka funksionuar. “Të përballur me terrorizmin aktual islamik, duhet ta vëmë në pikëpyetje mënyrën se si një model i demokracisë që ka qenë shumë perëndimor është eksportuar në vende ku ka pasur pushtet të fortë, si në Irak apo Libi, ku ka pasur strukturë fisnore. Nuk mund të përparojmë pa i marrë në konsideratë këto kultura. Dikur kishim një Gaddaf, tani kemi pesëdhjetë. Papa ka sulmuar “kolonializëm kulturor”, në të cilin vendet Perëndimore provojnë të imponojnë vlerat e tyre në vendet në zhvillim në këmbim të ndihmës financiare”. Kohë më parë, Papa kritikoi ashpër Evropën për reagimin joadekuat ndaj fluksit të madh të emigrantëve që po iknin nga lufta dhe varfëria nga Lindjen e Mesme dhe nga Afrika në drejtim të shteteve evropiane.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …