Papa Françesku u kërkoi qeverive të botës të presin emigrantët dhe refugjatët jo nëpër qendra pritjeje, disa prej të cilave ai i krahasoi me kampet e përqëndrimit, dhe tha se disa marrëveshje ndërkombëtare mbi emigrantët shkelin të drejtat e njeriut. Komentet e Papës erdhën gjatë një vizite në një bazilikë në Romë, ku ai takoi familje refugjatësh. Ai e ka bërë mbrojtjen e refugjatëve dhe emigrantëve, një nga shtyllat kryesore të periudhës së tij të drejtimit të Kishës Katolike. Papa lëvdoi vendet që kanë ndihmuar refugjatët dhe u kërkoi njerëzve në Italinë veriore të presin më shumë emigrantë, me shpresën se bujaria e Italisë së Jugut do të jetë ngjitëse. “Le të shpresojmë që kjo bujari e jugut, Lampeduzës, Siçilisë etj, të jetë ngjitëse dhe të përhapet më në veri. Ne jemi një civilizim që lindim gjithnjë e më pak foshnja, por edhe u mbyllim dyert emigrantëve. Kjo quhet vetëvrasje”, tha Papa Françesku.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …