leoni

Papërgjegjësia e KEDS-it ndaj Komunës së Drenasit

Papërgjegjësia e KEDS-it ndaj Komunës së Drenasit

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Drenas ka bërë të ditur se Komuna e Drenasit në kohën e fundit po ballafaqohet me reduktime të ashpra të energjisë elektrike, të cilat po e vështirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve dhe mbarëvajtjen e bizneseve të ndryshme. Me gjithë këtë mungesë të madhe të energjisë, zyrtarët e KEDS   nuk kanë dhënë ndonjë informim zyrtar paraprak dhe nuk po tregojnë pse Komuna e jonë po mbetet pa rrymë me orë të tëra. Në bazë të informacioneve jozyrtare që i kemi , menaxhmenti i fabrikës së “Feronikelit”  në mënyrë arbitrare ka pamundësuar shfrytëzimin e trafo- stacionit  ( që ndodhet në zonën e fabrikës), i cili i përket linjës furnizuese të Kosovës B. Tani Komuna e jonë po furnizohet me energji elektrike nga linja  e Kosovës A, e cila ka kapacitet të kufizuar dhe  rrjet të vjetërsuar që nuk garanton energji të rregullt dhe stabile. Ky kolaps energjetik në Komunën e Drenasit i shkaktuar  nga veprimi joligjor i menaxhmentit tëi Feronikelit dhe nga mosveprimi adekuat i KEDS, ka pamundësuar zhvillimin e jetës normale të mbi 70.000 mijë qytetarëve dhe ka çrregulluar veprimtarinë e  mbi 1000 mijë bizneseve që ndodhën në Komunën tonë.  Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Drenas kërkon nga institucionet komunale dhe qendrore që sa më parë t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e domosdoshme ligjore,  për ta kthyer  normalitetin në Komunën e Drenasit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …