Papjekuria politike, naiviteti i kryetares Osmani dhe i ministres gjithnjë në stres, Donika Shvarc

Kanë mjaftuar lajmet e përhapura në medie për goditjen  e paverifikuar të  dy raketave ruse brenda kufirit të Polonisë për ta dhënë alarmin dy zonjat e Kosovës, dhe për t’ i treguar NATO-s, BE-së madje edhe Amerikës se çfarë rreziku po paraqet Rusia, pasi ata nuk po jetuakan me  kohën, dhe nuk po i marrkan seriozisht veprimet e Rusisë. Turri i këtyre zonja për ta thënë fjalën e fundit që në fillim,  tregon nivel tejet të ulët të kulturës politike, tregon papjekuri dhe naivitet politik. Në këtë rast, ato u bazuan, jo në të dhënat e burimet e veta, që do të duhej t’ i kishin, dhe po shihet se nuk i kanë, por në titujt e gazetave, me qëllim për të reaguar të parat. Po ja që kush ngutet nganjëherë edhe përlyhet, e këto dy zonjat e Kosovës nuk po e harrojnë zanatin, nuk po e kuptojnë se sa të papërgjegjshme po tregohen në vazhdimësi,  në krye të institucioneve të cilat i drejtojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …