Shkalla e lartë e papunësisë në Kosovë, vlerësohet si një prej faktorëve që ndikon në rritjen e veprave kriminale dhe shfaqjen e dukurive të tjera negative, Sipas sociologëve dhe psikologëve, shkalla e lartë e papunësisë ndikon sidomos te të rinjtë që të përfshihen në vepra të pamira. Bazuar në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të cilat flasin për vitin 2015, niveli i papunësisë në Kosovë ka arritur në 32.9 për qind, ndërsa shkalla e punësimit 25.2 për qind. Në raportet e përditshme të Policisë së Kosovës të cilat iu dërgohen medieve, paraqiten raste të krimeve të rënda edhe shumë prej tyre u përkasin dukurive të vjedhjeve nëpër banesa, shtëpi private, në institucionet financiare, vjedhjen e veturave dhe plaçkitjen e shitoreve e marketeve.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …