Gazeta gjermane, “Frankfurter Algemeine Zeitung”, shkruan se para 15 vitesh diplomati gjerman Wolfgang Ishinger kishte propozuar modelin e dy Gjermanive si ide për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Serbisë dhe Kosovës. Tani, kjo ide është rikthyer në tavolinë përmes një propozimi gjermano-francez. Beogradi dhe Prishtina po debatojnë për targa. Por, në fakt, bëhet fjalë për të ardhmen e Kosovës”, shkruan “Frankfurter Algemeine Zeitung”, duke pyetur nëse është e mundur një zgjidhje sipas modelit gjermano-gjerman. Artikulli përshkruan negociatat maratonike mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, për dështimin e të cilave Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, fajësoi Kurtin. “Më pas ambasadori u përfshi publikisht në Kosovë. Si përfaqësues të forcës më të rëndësishme që mbron Kosovën, ambasadorët amerikanë në Prishtinë kanë qenë gjithmonë diçka si mbretër jozyrtarë, të cilët asnjë shef i qeverisë së Kosovës nuk mund t’i injorojë lehtë”, shkruan gazeta gjermane, transmeton DW në gjuhën serbe.
