Para trupit gjykues, në Hagë, po merret në pyetje, Skënder Zhitia, ish-epror i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit

Sot në Hagë ka filluar  merret në pyetje, Skënder Zhitia, ish-epror  i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, në rastin  kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Zhita tha se avokatët dhe prokurorët nga Speciale kanë ndarë fjalë dhe fjali nga libri i tij, të cilat në opinion më pas kanë përcjellë mesazh të gabuar. Ai tha se  e ka ribotuar në vitin 2023 pa ndryshime. Arsyeja e ribotimit është fakti që nga kjo dhomë, avokatë por edhe prokurorë kanë shkoqitë fjalë dhe e fjali nga tërësia e librit tim, të cilat në opinion e kanë përcjellë një mesazh të gabuar. Skënder Zhitia u pyet edhe për pjesë specifike të librit të tij ku përshkruheshin ngjarje nga lufta në Llap që nga 24 marsi 1999 deri më 1 maj të vitit 1999. Ai tha se informacioni në librin e tij është i saktë. Kryetari të trupit gjykues, Charles Smith, tha se dëshmia e Skender Zhitisë pritet të zgjasë rreth një ditë e gjysmë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …