Para trupit Gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë, është duke vazhduar procesi gjyqësor kundër krerëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Prokuroria e kësaj gjykate ka bërë të ditur se edhe sot do të vazhdojë procesi i paraqitjes së provave nga dëshmitari i mbrojtur kundër, Hashim Thaçit dhe tre krerëve të tjerë të UÇK-së. Edhe kjo seancë si zakonisht do të fillojë e hapur për publikun, por pastaj do të mbyllet e do të hapet, sipas rrethanave që i ka përcaktuar gjykata, për të mos lejuar identifikimin e dëshmitarëve të mbrojtur e të instruktuar, duke paragjykuar se ndokush mund të hakmerret ndaj tyre.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …