Nxënësit e nivelit parafillorë nga Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Bajram Curri” në Drenoc, kanë vizituar objektin e Komunës së Malishevës, përkatësisht Drejtorinë për Arsim dhe Edukim (DAE). Ata janë pritur nga drejtori i DAE-së, Avdi Morina, i cili ju dëshiroi mirëseardhje dhe i përgëzoj mësimdhënëset edukatore, për punën dhe sukseset e arritura në këtë fundvit shkollor. Mes tjerash, drejtori Morina, tha se “duke zbatuar kurrikulat mësimore, ku parashihet, korrelacioni lëndorë, apo mësimnxënia e teorisë me praktikën, është realizuar edhe kjo vizitë”.
I pranishëm në këtë vizitë ishte edhe nënkryetari, Rezhep Mazreku, ku lavdëroi punët e bëra nga mësimdhënëset e këtij niveli në mbarë Komunën e Malishevës. Ai tha “se ç’do ditë e më shumë po plotësohen standardet në infrastrukturën shkollore dhe pajisja me mjete mësimore të nevojshme për implementimin e kurrikulës shkollore, që do të ndikoj drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë në mësimnxënie dhe mësimdhënie”.