Bashkimi Evropian ka disa vite që është duke ndërmjetësuar dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë në përpjekje e sipër për të gjetur një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme. Përgjatë këtyre vitesh negociata, janë arritur disa marrëveshje, megjithatë zbatimi në vazhdimësi ka qenë problematik shkruajnë mediet në Serbi. Në Kosovë në vazhdimësi ka thirrje që të ketë një përfshirje direkte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në proces. Gjatë kohës së administratës së Donald Trump ishte angazhuar në mënyrë speciale një emisar presidencial për dialogun Kosovë-Serbi. Megjithatë tashmë gjatë administratës së Joe Biden nuk ekziston një pozitë e tillë, dhe me çështjen e dialogut po merret Gabriel Escobar, i cili në përshkrimin e tij të punës e ka të gjithë Ballkanin Perëndimor. E tashmë kur Kosova dhe Serbia po hasin në vështirësi të gjetjes së një marrëveshjeje për targa dhe për dokumente të identifikimit, po thuhet që s’mund të arrihet asnjë marrëveshje gjithëpërfshirëse pa përfshirjen e presidentit amerikan, Joe Biden.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …