Paralajmërimi i Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullimin e veturave, nuk po përkrahet nga ndërkombëtarët. Zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Peter Stano, ndonëse e pranon se urat janë për bashkim të njerëzve, thotë se ajo e Ibrit është “çështje shpërthyese dhe problematike”. Prandaj, thotë ai, duhet të zgjidhet përmes dialogut. Dihet se urat i bashkojnë njerëzit, por situata që kemi në veri të Kosovës dhe në Mitrovicë është rezultat i një numri të madh rrethanash të vështira politike. Prandaj kemi thënë gjithmonë se është një çështje shpërthyese, një çështje problematike dhe si të gjitha çështjet problematike duhet të zgjidhet me dialog. Sepse nëse keni një problem, atëherë e zgjidhni me dialog, jo me vendime të njëanshme”, ka thënë Stano.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …