Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka paralajmëruar ndëshkime për të gjitha ata që ndezin goma me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Kjo ministri përkujton se ligji për mbrojtjen e ajrit ndalon rreptësisht djegien e gomave. “Me 100 euro gjobë dënohet personi që djegë goma të automjeteve, ose mbeturina tjera prej gome, në hapësirat private, publike, në rrugë, ose natyrë”, thuhet në kumtesë. Ministria e Mjedisit tërheq vërejtjen se dyoksina dhe oksidet e tjera që lirohen nga djegia e gomave dhe materieve tjera shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, si dëmtimin e organeve të frymëmarrjes, kancerin e mushkërive, dëmton lëkurën duke shkaktuar edhe shumë probleme të tjera shëndetësore. Ministria e Mjedisit bënë me dije se janë angazhuar inspektorët, si dhe Policia e Kosovës dhe tërheq vërejtjen se kushdo që zihet, ose dëshmohet se ka ndezur zjarre do të dënohet.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …