KQZ

Paralajmërohen zgjedhje të parakohshme në Kosovë

Nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka shfaqur besimin e tij se këtë vit do të ketë zgjedhje të parakohshme. “Unë po besoj që, nëse i kemi parasysh të gjitha rrethanat që janë krijuar në Kosovë, duke i futur në kalkulim edhe bindjet politike të njerëzve dhe idetë që i shohim, gjasat janë që në vitin 2024 do të kemi zgjedhje të parakohshme…Pres rezultatet më të mira për Aleancën, patjetër, më të mirat të mundshme” ka thënë ai mes tjerash gjatë intervistës për Kosovapres. Duke folur për marrëdhëniet mes pushtetit lokal dhe atij qendror, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, që është kryetar i Gjakovës, ka theksuar se nuk është i kënaqur me Qeverinë. “Nuk është çështja vetëm e buxhetit, që nuk ka të ndara projekte të reja për Gjakovën për vitin 2024, por është edhe çështja e vonesave tjera që ndodhinë” ka theksuar kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …