leoni

Paralajmërohet edhe një padi në Arbitrazh!

Paralajmërohet edhe një padi në Arbitrazh!

Oda e Afarizmit të Kosovës ka mbajt konferencë të jashtëzakonshme, ku dy avokatet e investitorit kroat dhe ish-pronarit të Minierës së Goleshit, Rrustem Zogaj, kanë paraqitur shqetësimet e tyre lidhur me trajtimin juridik të këtij procesi. Ato kanë paralajmëruar shtetin që nëse organet e drejtësisë nuk e trajtojnë këtë rast siç duhet, do ta dërgojnë në Gjykatën e Arbitrazhit. Avokatja Vahide Braha është në dijeni që rastet në arbitrazh nuk do të ishin në të mirë të vendit, pasi sipas saj, kjo do ta dëmtojnë edhe Kosovës por nëse shteti dhe drejtësia kosovare nuk vepron, atëherë janë të detyruar të deponojnë rastin atje. “Nëse organet kompetente nuk reagojnë, atëherë ne duhet të shkojmë në arbitrazh patjetër sepse rruga jona kërkon një zgjidhje. Kjo çështje kërkon zgjidhje, prandaj zgjidhja për ne është e fundit arbitrazhi. Në këtë rrugë jemi në përgatitje e sipër dhe nuk do të donim të shkonim por jemi të detyruar“, tha zonja Vahide Braha.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …