Paralajmërohet shtrenjtimi i nxjerrjes së patentës së shoferit

Çmimi i patentës së shoferit do të shtrenjtohet edhe më shumë. Ministria e Infrastrukturës arsyetohet se kjo po bëhet me qëllim që të zvogëlohen aksidentet në trafik. Por, ekspertë të komunikacionit vlerësojnë se një kjo do të ketë efekt të kundërt, pasi që shumë të rinj në pamundësi të nxjerrjes së patentës për shkak të çmimit të lartë, do të dalin në komunikacion pa u pajisur me patentë të shoferit. Është mjaft shqetësuese se çmimi i nxjerrjes së patentës në Kosovë, që pritet të arrijë deri në 400 euro, do të jetë katërfish më shtrenjtë sesa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një patentë shoferi nuk kushton më shumë sesa 100 dollarë.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …