“Angazhimi i shoqërisë civile kundër ekstremizmit të dhunshëm” është tema e konferencës që do të organizohet sot në Prishtinë nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë. Tahir Ahmeti nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë ka folur për projektin që synon parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm. Ai ka thënë se kjo konferencë organizohet pas aktiviteteve të trajnimit që janë mbajtur në pesë komuna të Kosovës: Pejë, Mitrovicë Jugore, Gjilan, Ferizaj dhe Kaçanik, që synon vetëdijesimin e komunitetit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Gjatë tre muajve të trajnimit, janë mbajtur ligjërata nga profesorë të Bashkësisë Islame, ekspertë të sigurisë, zyrtarë të Policisë së Kosovës me qëllim të vetëdijesimit të shoqërisë për pasojat e ekstremizmit të dhunshëm që shpije në terrorizëm dhe mos të përhapet ideologjia e ekstremizmit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …