Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për vonesa të qëllimshme në konstituimin e Kuvendit, duke pretenduar se kjo parti po e përdor deputetin Avni Dehari për të fituar kohë dhe për të zhvilluar pazare politike. Guri theksoi se sipas ligjeve në fuqi, Dehari ka vetëm rol teknik si deputeti më i vjetër në seancën konstituive dhe nuk ka kompetenca për të marrë vendime si kryetar Kuvendi. Sipas ligjit, ai vetëm udhëheq seancën. Sekretariati i Kuvendit ka përgatitur udhëzime të qarta për kufizimet e këtij roli, tha ai, duke shtuar se lëvizjet e fundit janë të koordinuara për të zvarritur formimin e institucioneve.
