PARKU KOMBËTAR INDIKATOR PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM EKONOMIK NË JUNIK

Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi, priti në takim pune Kryeshefin e AMMK-së Fatmir Morina dhe Drejtorin e Parkut Kombëtar “Sharri” Bajram Kafexholli, të cilët i njoftoj për zhvillimet e përgjithshme dhe objektivat e qeverisë komunale me theks të veçantë për shqetësimet në mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe shfaqi para tyre alternativat për shfrytëzim konstruktiv të resurseve natyrore që të kthehen në benefit për komunitetin, mbrojnë dhe sigurojn jetëgjatësi resurseve natyrore duke i shërbyer zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Të dy Drejtuesit e lartë te MMPH-së u zotuan që do përkrahin kryetarin Kuçi në angazhimin e tij në rritje të intesitetit të punës në mbrojtje të mjedisit, ku shprehën gatishmërinë dhe zotimin të jetësojn projektin për hapjen dhe funksionalizimin e Qendrës Informative për Turizm Malor në Junik me qëllim të promovimit të bukurive të Parkut Kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …