Parlamenti britanik ka mbajtur seancën për gjendjen në Bosnje me akuza kundër Dodikut, por edhe Serbisë e Rusisë

Parlamenti britanik sot ka mbajtur seancën për gjendjen në Bosnje dhe Hercegovinë, ku janë bërë akuza të mëdha në llogari të Millorad Dodikut, por edhe të Serbisë, Rusisë dhe vendeve që mbështesin aktivitetet e Dodikut. Debatin në Parlament e filloi përfaqësuesi i Partisë Konservatore, Anthony Mangnall, i cili pyeti ministrin e Punëve të Jashtme të Britanisë, nëse do të deklarohen lidhur me krizën në Bosnjë e Hercegovinë. Pas tij, fjalën e mori zyrtari i ministrisë së Punëve të Jashtme, James Cleverly. Përfaqësuesi i lartë në Bosnje, Christian Schmidt do ta vizitojë Britaninë e Madhe në dhjetor ku edhe njëherë do t’i ofrojmë mbështetjen e plotë për punën. Së bashku me partnerët ndërkombëtarë do të ballafaqohemi me retorikën e ndarjes dhe veprimet e disa politikanëve në Bosnje, përfshirë kërcënimin që të formohet ushtria e Republikës serb dhe institucionet e tjera. Britania e Madhe është e përkushtuar ta ndihmojë popullin në Bosnjë dhe të krijojë një shtet me institucione të fuqishme”, porositi Cleverly.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …