Parlamenti i Britanisë së Madhe miratoi fillimin e procesit të daljes nga BE-ja

Parlamenti i Britanisë së Madhe miratoi fillimin e procesit të daljes nga BE-ja

Parlamenti britanik të mërkurën ka autorizuar kryeministren Theresa May për të filluar procedurën e largimit nga Bashkimi Evropian. Pas tre ditë diskutimesh dhe 140 faqe të amendamenteve të propozuara, deputetët britanikë me shumicë votash miratuan ligjin për Brexin në leximin e parë me 494 vota pro dhe 122 kundër. Ky vendim, i mundëson kryeministres May që muajin e ardhshëm të nis procesin e largimit, shtatë muaj pas referendumit historik britanik. Përndryshe, May nuk ka dashur që parlamenti të diskutojë rreth këtij ligji, por për një gjë të tillë e ka detyruar Gjykata Supreme. Pasi u pranua nga Dhoma e Ulët, projekt-ligji do të diskutohet në Dhomën e Lordëve. Deri në pranimin përfundimtar të tekstit ligjor pritet të kalojnë edhe disa javë.(AA)

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Me 16 prill të vitit 1999 në zona të ndryshme të luftës janë përjetësuar dhjetra dëshmorë

Më 16 prill të vitit 1999 ka rënë heroikisht dëshmori e  heroi i kombit, Shkëlzen …