Parlamenti Europian ka miratuar dosjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Kryetarja e Parlamentit, Roberta Metsola, bëri të ditur se nuk ka pasur kundërshtime nga vendet anëtare. Nuk kam marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit dhe asnjë amendament. Prandaj, qëndrimi i Këshillit është miratuar dhe akti i propozuar është miratuar”, tha zonja Metsola. Ky vendim u prit me duartrokitje nga disa eurodeputetë. Nesër vazhdom ceremonia e nënshkrimit për ligjin e ri ku do të jetë e pranishme edhe Roberta Metsola, Xhesika Rosvall, ministre suedeze e BE-së që përfaqëson presidencën e Këshillit të BE-së. Po ashtu, të ftuar janë edhe kryetari i LIBE, Juan Fernando López Aguilar dhe raportuesi për vizat e Kosovës, eurodeputeti,Thijs Reuten. Sipas vendimit të dakorduar të institucioneve të BE-së, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga 1 janari i vitit 2024.