Eurodeputeti, Lukas Mandl kërkon nga vendet anëtare të BE-së që urgjentisht të hiqen vizat për Kosovën

Parlamenti Europian ka miratuar rezolutën për zhvillimit e fundit mes Kosovës dhe Serbisë

Parlamenti Europian ka miratuar rezolutën për zhvillimit  e fundit mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë rezolutë, PE do të kërkojë përgjegjësi nga Serbia nëse vërtetohet lidhja me sulmin terrorist ku u vra Afrim Bunjaku.  Zëdhënësja e PE-së, Snjezana Kobescak, deklaroi se  meqë rezoluta u miratua me ngritje duarsh nuk ka numër votash, ndërsa teksti i saj është duke u konsoliduar dhe se shpejt do të publikohet. Për miratimin e kësaj rezolute ka njoftuar edhe eurodeputeti Vladimír Bilçik, i cili është raportues për Serbinë në PE. Parlamenti Europian miratoi rezolutën për zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë. Ne kemi nevojë për një hetim të plotë të sulmit në Banjska dhe dhënien e drejtësisë. Beogradi dhe Prishtina duhet gjithashtu të kthehen në një dialog paqësor dhe konstruktiv të lehtësuar nga BE”, ka shkruar, Vladimir Bilçik.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri akuzon Vetëvendosjen për bllokim të qëllimshëm të konstituimit të Kuvendit

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për …