PE

Parlamenti Europian miratoi një rezolutë lidhur me çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në tri komunat shqiptare në Serbi

Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë për çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbi. Kështu ka bërë të ditur aktivistja Flora Ferati,  e cila edhe vetë ishte banore e Preshevës, duke e konsideruar si një fitore “jo të vogël” diplomatike për shqiptarët.  “Në Parlamentin Europian u miratua rezoluta për ‘pasivizimin’ e shqiptarëve në Serbi,  dhe ajo do të figurojë në Raportin e Progresit për Serbinë për vitin 2021. Teksti i amendamentit 79, i cili u propozua dhe më pas u miratua në tërësi nga eurodeputetët vë theksin te mohimi i drejtës së votës të shqiptarëve etnikë në Luginë të Preshevës, për herë të parë e shkruan fjalën pasivizimin në thonjëza, flet për shkelje të drejtave themelore politike të shqiptarëve, si dhe thërret për një hulumtim të pavarur”. Zonja Flora Ferati  ka falënderuar qytetarët shqiptarë nga Presheva, Medvegja e Bujanoci për bashkëpunimin dhe besimin gjatë dy muajve të fundit. Dëshmitë tuaja, veçanërisht kopjet e letërnjoftimeve dhe pasaportave valide të Republikës së Serbisë të shoqëruara me deklaratat tuaja për mohim të drejtës së votës në zgjedhjet e 3 prillit ishin vendimtare për miratimin e rezolutës.  Pa ndihmën tuaja, nuk do të kishte raportime profesionale tek qarqet ndërkombëtare. Pa asnjë kompensim financiar, me punë vullnetare, me shumë punë e pak fjalë, ju po shkruani një histori të re për vendin tuaj të lënë në harresëm ka saktësuar zonja Ferati.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …