Parlamenti Europian nesër do të hedhë në votim rezolutën për Kosovën në procedurë të përshpejtuar. Rezoluta është iniciuar nga grupi politik i socialdemokratëve në PE, pasi mendojnë se situata në Kosovë është jashtëzakonisht shqetësuese. Projekt-Rezoluta, e cila ka 29 pika, dënon ashpër sulmin terrorist ndaj policëve të Kosovës nga një bandë e armatosur serbe në mes të operacionit më të madh të kontrabandës së armëve në Banjskë në veri të Kosovës, i cili ndodhi më 24 shtator dhe rezultoi me vrasjen e një polici dhe plagosjen e dy të tjerëve. Të gjithë anëtarët e BE-së që nuk e kanë bërë tashmë këtë janë të ftuar të dënojnë gjithashtu këtë sulm. Gjithashtu shprehet keqardhje e thellë për viktimat dhe ngushëllime familjes dhe kolegëve të Afrim Bunjakut. Është vlerësuar bashkëpunimi i Policisë së Kosovës me partnerët ndërkombëtarë EULEX dhe KFOR në përgjigje të sulmit. Të gjitha palët kërkohen që të qetësojnë situatën në veri të Kosovës dhe të shmangin çdo retorikë apo veprim që do të çonte në rritje të mëtejshme të tensioneve. Gjithashtu kërkohet që të vërtetohen të gjitha faktet për sulmin dhe monitorimi i kujdesshëm i hetimeve nga autoritetet përgjegjëse. Serbia pritet të bashkëpunojë plotësisht me hetimin dhe të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin dhe që aktualisht banojnë në Serbi, në përputhje me ligjin, përfshirë ekstradimin e tyre në Kosovë, thuhet në Rezolutë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …