Parlamenti Evropian në rezolutën që e miratoi të enjten, konstaton se besueshmëria e Bashkimit Evropian po dëmtohet nga mungesa e suksesit në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku ndërmjet Kosovës e Serbisë. Në rezolutën e miratuar për rezultatet e politikës së jashtme dhe të sigurisë BE-së, përmes së cilit flet për nevojën e rritjes së ndikimit të BE-së në botë dhe për një qasje më të vendosur edhe ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor, PE-ja gjithashtu i paralajmëron Kosovën dhe Serbinë edhe për pasoja nëse mungon zbatimi i marrëveshjeve të dialogut. Ky raport përfshin temat nga raportet e BE-së me Shtetet e Bashkuara, bashkëpunimin me NATO-n, forcimin e kapaciteteve evropiane të mbrojtjes, luftën kundër fushatave të dezinformimit. Ku janë përfshirë edhe raportet në mes Kosovës dhe Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …