Parlamenti Evropian: Besueshmëria e BE-së po dëmtohet nga mungesa e suksesit në dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë

Parlamenti Evropian në rezolutën  që e miratoi të enjten, konstaton se besueshmëria e Bashkimit Evropian po dëmtohet nga mungesa e suksesit në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku ndërmjet Kosovës e Serbisë. Në rezolutën e miratuar për rezultatet e politikës së jashtme dhe të sigurisë BE-së, përmes së cilit flet për nevojën e rritjes së ndikimit të BE-së në botë dhe për një qasje më të vendosur edhe ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor, PE-ja gjithashtu i paralajmëron Kosovën dhe Serbinë edhe për pasoja nëse mungon zbatimi i marrëveshjeve të dialogut. Ky  raport përfshin temat nga raportet e BE-së me Shtetet e Bashkuara, bashkëpunimin me NATO-n, forcimin e  kapaciteteve evropiane të mbrojtjes, luftën kundër fushatave të dezinformimit. Ku janë përfshirë edhe raportet në mes Kosovës dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj

Fatmir Limaj: Nuk i frikësohemi zgjedhjeve, institucionet duhet të formohen përmes marrëveshjeve politike

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se vendi ka nevojë urgjente për formimin …