Parlamenti Evropian i ka drejtuar një letër Serbisë, duke kërkuar që të respektojë dhe të implementojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara që nga Marrëveshja e Konçulit e vitit 2001, për të garantuar afirmimin dhe mbrojtjen e të drejtave të plotë të minoritetit shqiptar. Kjo bëhet e ditur nga Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë. Në këtë letër, e nënshkruar nga Viola Von Carmon, Rainer Wieland, Michael Gahler dhe Thijs Reuten, PE-ja i bën të qartë Serbisë se shqiptarët në Luginën vazhdojnë të përballen me forma të ndryshme diskriminimi. Sipas Kamberit, në këtë letër janë renditur pesë çështje kryesore që duhet të adresohen nga Qeveria e Serbisë për të siguruar barazi dhe mosdiskriminim për shqiptarët. Ai po ashtu thotë se është koha që të bashkohen të gjithë për të siguruar një të ardhme më të mirë për shqiptarët e kësaj treve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …