Parlamenti Evropian me 420 vota pro ka votuar për liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian me 420 vota pro ka votuar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Parlamenti Evropian ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Pro këtij vendimi ishin 420 deputetë, 186 kundër dhe 22 abstenime. Pas këtij votimi të Parlamentit Evropian konfirmohet mandati për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që Kosovës t’i liberalizohen vizat. Bisedimet në emër të Parlamentit Evropian do t’i udhëheqë, Tanja Fajon, raportuese për vizat në Parlament. Hapi tjetër është votimi në Këshillin e Ministrave.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …