Deputetët e Parlamentit Evropian me shumicë dërrmuese kanë miratuar rezolutën për koronavirusin. Euro-deputetët votuan 395 për, 171 kundër dhe me 128 abstenime, Rezoluta obligon presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen që të paraqesë një plan prej një trilion eurosh rindërtimi bazuar në bono të rimëkëmbjes për të mbështetur ekonominë evropiane.
