Parlamenti Evropian mbajti seancën e vet plenare gjatë së
cilës miratoi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Republikës së
Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Duke komentuar këtë vendim të Parlamentit
Evropian, ministri i Integrimit, Bekim Çollaku, vlerësoi se miratimi i Marrëveshjes
së Stabilizim Asociimi tani e ka dritën e gjelbër nga edhe nga Parlamenti
Evropian, dhe mbetet vetëm që të hyj në fuqi së shpejti, pas vendimit për
konkludim të Këshillit të BE. I falënderoj të gjithë eurodeputetët që votuan,
që Kosovës t’i sigurohet rruga drejt realizimit të ëndrrës evropiane, përmes
dhënies së pëlqimit të tyre ndaj kësaj marrëveshjeje historike. Kjo marrëveshje
do të ndikojë si në përforcimin e procesit reformues, ashtu edhe në përshpejtim
të realizimit të ëndrrës së anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Bashkim
Evropian, ka vlerësuar në mes tjerash, ministri i Integrimit, Bekim Çollaku.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …