Parlamenti Evropian me njё rezolutё tё miratuar kёrkon sёrish heqjen sa mё tё shpejtё tё regjimit tё vizave pёr qytetarët e Kosovёs, ndёrsa pёrshёndёt aplikimin e vendit pёr status kandidati nё Bashkimin Evropian. Mbështetet arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut, përmes njohjes së ndërsjellë, ndёrsa nё tekst thuhet edhe se Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Njёkohёsisht kёrkohet nga pesëshja e mbetur evropiane qё tё njohё pavarёsinё e Kosovёs. Kёto janё pjesё tё rezolutёs për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, e cila ёshtё miratuar nё seancёn plenare tё mbajtur nё Strazburg. Fokus i kёsaj rezolutё ёshtё kёrcёnimi qё paraqet agresioni rus ndaj Ukrainёs nё politikёn e BE-sё. Pjesё e konsiderueshme e rezolutёs i kushtohet ndikimit qё ka Rusia nё shtetet e Ballkanin Perëndimor. Pёrmendet nё kёtё rrafsh ndikimi negativ rus nё rajon qё ka pёr synim destabilizimin e Ballkanit Perendimor. Bёhet thirrje njёkohёsisht që të parandalohet ky ndikim. Në kёtё rrafsh i bëhet thirrje Serbisё qё që të respektojë vlerat evropiane dhe të përshtatë politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Evropian ndёrsa nga BE kёrkohet qё mos të vazhdojë me procesin e negociatave tё anёtarёsimit pёrderisa Serbia nuk vendosur sanksione ndaj Rusisё.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …