Parlamenti
Evropian, në sesionin e sotëm të pasdites, pritet të debatojë në lidhje me Marrëveshjen
e Stabilizim-Asocimit me Kosovën. Nënkryetarja e këtij institucioni, Ulrike
Lunaçek, ka thënë se debati do të zhvillohet sot, ndërkaq nesër kjo marrëveshje
do të hidhet në votim. Me këtë rast, raportuesja evropiane për Kosovën do të
flasë para euro-deputetëve për rëndësinë e këtij dokumenti. Lunaçek pret që Parlamenti Evropian të japë
pëlqimin për Marrëveshjen e Stabilizm – Asocimit. Duhet të kihet parasysh që Marrëveshja
e Stabilizim Asocimit me Kosovën nuk është e formatit të njëjtë me shtetet
tjera të Ballkanit.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …