Parlamenti i Francës votoi sot mosbesimin ndaj qeverisë së kryeministrit Mishel Barnije me 331 vota pro nga 288 sa ishin të nevojshme. Barnier, i cili ka vetëm tre muaj në detyrë, tani është i detyruar t’i paraqesë presidentit Emmanuel Macron dorëheqjen e tij, si dhe dorëheqjen e të gjithë qeverisë. Është hera e parë që një qeveri i është votuar mosbesimit qe nga viti 1962, kur ra qeveria e Zhorzh Pompidou. Debakli i qeverisë franceze i ka rrënjët në vendimin e Macronit për të shpërndarë parlamentin në qershor, duke çuar në zgjedhje të parakohshme, të cilat rezultuan në një parlament të ndarë në tri grupe afërsisht të barabarta pa një shumicë të qartë dhe Macron nuk donte t’u besonte opsioneve të majta apo të djathta, por centristëve afër tij.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …