Nesër shpallen rezultatet për pranimin e studentëve në konviktet e Qendrës së Studentëve

Parlamenti Studentor e kundërshton idenë e vendosjes së refugjatëve afganë në Qendrën Studentore

Kosova është zotuar se do të pranojë një numër të konsiderueshëm të refugjatëve afganë. Si mundësi për vendosjen e tyre është përmendur edhe Qendra Studentore në Prishtinë. Mirëpo një gjë të tillë po e kundërshtojnë studentët. Parlamenti Studentor përmes një reagimi ka për të ditur se janë mbi 4 mijë studentë që pritet të vendosen këtë vit në konvikte, andaj kundërshtojnë idenë që kjo qendër të shndërrohet në kamp qëndrimi për afganët.“Parlamenti Studentor kundërshton kategorikisht vendosjen e refugjatëve në konviktet e studentëve, ka vende të mjaftueshme ku ata mund të vendosen dhe të krijohen kampe. Ne i bëjmë thirrje MASHTI-t që të anulojë këtë iniciativë, përndryshe do të ketë reagime legjitime studentore, për të mbrojtur studentët tanë”, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …