Hisen Berisha: Lëvizja Vetëvendosje e ka kopjuar programin e PDK-së, sepse ajo nuk ka program të vetin

Partia Demokratike e Kosovës akuzon Qeverinë e Albin Kurtit se ka qëndrim kundër vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës akuzon  Qeverinë e Albin Kurtit se është kundër vlera të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, thotë se partia në pushtet ka mungesë të patriotizmit, pasi sipas tij, shigjetat i drejton kah UÇK-ja.  Vetëvendosja po mundohet ta degradojë luftën e drejtë të UÇK-së. Këtë e kanë bërë të gjitha partitë që nuk e kanë në ADN-në e tyre Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Andaj është e turpshme kjo që po mundohen çdo herë të adresojnë   shigjetat drejt një kategorie e të cilat do duhej i tërë spektri shoqëror e gjitha institucionet të tregojnë respekt. Unë mendoj se këta kompleksin deficiti patriotik dhe tani mundohen ta kompensojnë atë duke u munduar t’i anatemojnë, t’i degradojnë dhe në sy të opinionit ta krijojnë këtë opinion se çfarë e kanë krijuar tash, se kush janë këta dhe çfarë kanë bërë”, thotë mes tjerash deputeti Hisen Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …