Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti

Deputet të Partisë Demokratike e Kosovës dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Albin Kurti. Ata kanë thënë se shefi i qeverisë ka dështuar ta avancojë Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare, me theks të veçantë anëtarësimin në NATO. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka vlerësuar se deklarata e kryeministrit, Albin Kurti se “asgjë nuk i shërben paqes më shumë se anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO”, janë populiste dhe për efekt elektoral si dhe që kanë për qëllim të ngrisin kauza për t’i mashtruar edhe njëherë qytetarët për marrjen e votave të tyre në zgjedhjet e ardshme. Edhe deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka vlerësuar se thirrja e kryeministrit, Albin Kurti për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe e organizata tjera, është deklaratë vetëm për konsum të brendshëm politik sepse nuk ka veprime konkrete në këtë drejtim.

Kontrolloni gjithashtu

Veton Berisha

Veton Berisha ofron mbështetje për Kurtin, por kërkon përgjegjësi dhe implementim të programit

Deputeti i zgjedhur nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, ka deklaruar se është i gatshëm të …