Partia Demokratike e Kosovës do të jetë fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, thotë anëtari i kryesisë së kësaj partie, Xhavit Haliti

Partia Demokratike e Kosovës do të jetë fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, thotë anëtari i kryesisë së kësaj partie, Xhavit Haliti

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të jetë fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, ka thënë anëtari i kryesisë së kësaj partie, Xhavit Haliti. Sipas tij, fushata elektorale e PDK-së po mirëpritet mirë nga qytetarët, derisa nënvizon se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje nuk do të jetë më në qeveri Ai në një intervistë për “Kosovapress”, ka folur edhe për raportet me administratën Trump, dialogun Kosovë-Serbi si dhe dhënien e dëshmisë në Bruksel në lidhje me vrasjen e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Enver Hadri. “Interesimi për të votuar Partinë Demokratike të Kosovës është shumë më i madh sesa në zgjedhjet e kaluara… Është një fushatë e jashtëzakonshme. Një fushatë të cilën realisht nuk e kam pritur që do të pritet kaq mirë nga qytetarët. Rezultatet do të jenë me diferenca shumë të ngushta mes tri partive të mëdha dhe po besoj se PDK-ja do të jetë e para”, ka thënë ai.  Sipas Halitit, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje nuk mund t’i merr më shumë sesa 200 mijë vota, përkundër pretendimeve të tyre se mund të arrijnë 500 mijë sosh.

Kontrolloni gjithashtu

Azdren Shala: Për të performuar mirë në Listën e LVV-së duhet të plotësosh disa kushte

Komentatori politik, Azdren Shala, ka komentuar listën e deputetëve të ardhshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ku …