Partia Demokratike e Kosovës do të ketë një platformë të re për dialogun me Serbinë, ka deklaruar nënkryetari, Enver Hoxhaj. Nëse PDK-ja vjen në qeveri pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, do të rikthejë nevojën për marrëveshje finale Kosovë-Serbi me njohjen reciproke në qendër. Ai në një intervistë për “Kosovapress”, ka thënë PDK-ja do të hartojë platformën e re në dialog me një strukturë gjithëpërfshirëse të të gjitha partive politike si dhe shoqërinë civile. Ne mendojmë se gjatë vitit 2026 mund të krijohet një situatë e favorshme për të arritur një marrëveshje për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Ne nuk shohim që të zbatojmë diçka pa e pasur njohjen e ndërsjellë në tavolinë. Enver Hoxhaj beson se PDK-ja “do të fitojë në zgjedhjet e 9 shkurtit, por e ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me Vetëvendosje. Nuk ka dyshim se do të ndodh ndryshimi politik dhe ndryshimit politik do t’i prijë PDK-ja. Temat që i kemi në tavolinë nuk mund t’i mbyllë vetëm një subjekt politik prandaj mendojmë se i takon opozitës të udhëheqë rotacionin politik, pa Vetëvendosjen.
Kontrolloni gjithashtu
Zëvendës-sekretari amerikan i Shtetit, për Menaxhim e Resurse, Richard Verma, viziton Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë
Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma, ka nisur një turne diplomatike …