Partia Demokratike e Kosovës e ka anuluar tubimin përmbyllës që kishte planifikuar ta mbajë nesër me datë 13 mars 2020. Njoftimi është bërë nga kandidati i PDK-së për Besianë Naim Fetahu. “Ashtu siç tashmë jeni njoftuar, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur Pandemi, koronavirusin. Në përputhje me vendimin e institucioneve përkatëse dhe planit parandalues kundër këtij virusi, ne kemi vendosur që të anulojmë tubimin përmbyllës në Podujevë, i paraparë për nesër, me 13 mars. Të dashur aktivistë, e kuptoj gatishmërinë dhe vullnetin tuaj për një tubim madhështorë, por, si kryetar, në asnjë rrethanë nuk mund ta vë në rrezik shëndetin tuaj. Unë do të mbajë nesër një konferencë përmbyllëse të fushatës. Faleminderit shumë për mbështetjen gjatë këtyre ditëve”, ka shkruar Fetahu.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …