PDK

PDK hynë në përgatitjet intensive për organizimin e Konventës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë

Partia Demokratike e Kosovës ka dhënë detaje për Konventën që do ta mbajë të shtunën e 3 korrikut ku do të zgjidhet kryetari i ri i këtij subjekti. PDK me anë të një komunikate për media ka thënë se ka hyrë në përgatitjet intensive për organizimin e Konventës për zgjedhjen e Kryetarit të partisë më 3 korrik, shkruan lajmi.net. Mbështetur në statutin e partisë, kandidati/ja që synon të garoj për Kryetar ka afat kohor ta shpall kandidaturën deri dy ditë para mbajtjes së Konventës, pra më 1 korrik (e enjte) ora 17:00. Kandidati/ja që garon për kryetar të partisë, duhet të paraqes listën me 50 nënshkrime të delegatëve nga 818 sa ka gjithsejt Konventa si dhe platformën e tij/saj politike. “Grupi punues i Konventës mirëpret nga të gjithë kandidatët që të kontribuojnë rreth përgatitjes sa më të mirë të Konventës”, thuhet në njoftim. Pas formalizimit të kandidaturave, një ditë para mbajtjes së Konventës, do të organizohet një takim i përbashkët me të gjithë kandidatët për t’i njoftuar me përgatitjet që janë bërë, rregullat statutare dhe agjendën e ditës zgjedhore të Konventës. Zyrtari i lartë përgjegjës i partisë për tu kontraktuar për të gjithë mbarëvajtjen e procesit përgatitor të Konventës së PDK-së është Sekretari Elektoral, Betim Gjoshi

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …